Asnjë përparim në negociatat mes Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) dhe autoriteteve në Maqedoninë e Veriut për harmonizim të pagave në arsim me pagën minimale e cila do të jetë 18 mijë denarë.
Kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedellkov tha se organi më i lartë – Këshilli i SAShK-ut do të mblidhet të shtunën për të marrë hapat e radhës të cilat siç shton me shumë gjasë do të jenë – protestë masive ose grevë.
“Përmenda se revolta në anëtarësi është e madhe. Anëtarësia pret nga ne aksion energjik sindikal. Megjithatë, thash që kjo zvarritje e jona të mos kuptohet, ose të mos kuptohet konstruktiviteti ynë si dobësi e jona, absolutisht jo. Për këtë themi se do t’i shfrytëzojmë të gjitha mjetet sindikale për bisedime dhe negociata”.
“Për këtë shkak, dua të ju informoj se të shtunën organi më i lartë i vendimmarrjes së Sindikatës – Këshilli i SAShK-ut do të diskutojë për këtë çështje dhe do të sjell përfundime të caktuara që do të duhet të realizohen në organizatat sindikale në anëtarësi që të marrim porosi të qartë nga anëtarësia se çfarë pret nga ne. Me shumë gjasë do të jenë dy nga mjetet më radikale – protestë masive ose grevë gjenerale”, tha Nedelkov.
The post Maqedoni: SASHK paralajmëron protesta dhe grevë në arsim, nëse nuk harmonizohen pagat appeared first on Telegrafi.