Maqedoni: Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi kërkon zgjedhje të profesionistëve në institucionin Avokati i Popullit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi kërkon nga Kuvendi që zgjedhja e Avokatit të Popullit të jetë një nga prioritetet e përbërjes së re parlamentare. Ata kërkojnë proces transparent në zgjedhjen e kandidatëve, pa ndikime politike.

“Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi në vazhdimësi e vëzhgon punën e Avokatit të Popullit. Lajmet e fundit të cilat i përcollën mediat, ndërsa të cilat kanë të bëjnë me punën e Avokatit të Popullit, gjegjësisht konflikti mes Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti, dhe zëvendës-ombudsmanëve, si dhe akuzat për nënvlerësim, për shkurtimin e pushimit dhe për marrjen e të drejtave tjera, bile edhe mobing nga ana e Avokatit të Popullit, është skandaloze dhe shqetësuese. Gjendja e këtillë seriozisht e lëkundin besimin e qytetarëve ndaj institucionit dhe rëndësisë së rolit të tij”, thuhet në reagimin e Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi.

Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi kërkon që të bëhen punësime të reja në 65 vende të lira në këtë institucion.

“Po ashtu, funksionimi i institucionit varet edhe nga këshilltarët shtetëror, nga bashkëpunëtorët dhe nga nëpunësit tjerë të papunësuar aty. Sipas raportit të fundit vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2019, prej 155 vendeve të punës të parapara me Rregulloren për sistematizim të vendeve të punës në shërbimin profesional, në ekipin e Mekanizimit parandalues kombëtar, bë departamentet e veçanta dhe në zyrat e Avokatit të Popullit, janë plotësuar vetë, 90 vende, që do të thotë se 65 vende pune mbeten të paplotësuara”, thuhet në reagim.

Advertisement

Ndryshe, mandati i dytë i Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti, skadon në fund të vitit 2020, ndërsa në përputhje me Ligjin për Avokat të Popullit, Kuvendi komfor ligjit duhet të ngrejë procedurë për zgjedhje të Avokatit të ri të Popullit përmes shpalljes, më së voni tre muaj para skadimit të mandatit të Avokatit aktual të Popullit.

The post Maqedoni: Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi kërkon zgjedhje të profesionistëve në institucionin Avokati i Popullit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy