Maqedoni: Rritje prej 4.5 për qind e prodhimtarisë industriale në periudhën janar-gusht

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prodhimtaria industriale në gusht të këtij viti, në krahasim me gushtin e vitit të kaluar është zvogëluar për 1,4 për qind, ndërsa në periudhën janar-gusht të këtij viti në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar shënon rritje për 4,5 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Shikuar sipas sektorëve, prodhimtaria industriale në sektorin e Minierës dhe nxjerrjes së gurëve në gusht të këtij viti krahasuar me gushtin e vitit të kaluar shënon rritje prej 12,8 për qind, si dhe prej 3,7 për qind në Furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, ndërsa rënie prej 3,5 për qind në sektorin e industrisë së përpunuar. Zvogëlimi në këtë sektor është rezultat, para se gjithash, i prodhimtarisë së zvogëluar në repartet: Prodhimtari e veshëmbathjes, prodhimtari e makinave dhe pajisjeve, të papërmendura në vend tjetër dhe Prodhimtari e automjeteve, rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimtaria në gusht të vitit 2021, në krahasim me gushtin e vitit 2020, shënon rënie te energjia për 9,9 për qind, prodhimet kapitale për 24, 6 për qind dhe prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 4,2 për qind. Rritje shënon te prodhimet intermediare, përveç energjisë për 24,5 për qind dhe prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 13,4 për qind, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.

The post Maqedoni: Rritje prej 4.5 për qind e prodhimtarisë industriale në periudhën janar-gusht appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy