Vala e vjeshtës e sëmundjes COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, i ka mbushur spitalet. Për momentin 650 persona janë të hospitalizuar, prej të cilëve 110 janë me mbështetje të oksigjenit, ndërsa një pacient në respirator.
Ditëve të fundit numri i rasteve të reja ka shënuar rritje të madhe, ndërsa vetëm dje u regjistruan 628 raste.
Nga Ministria e Shëndetësisë thanë se i kanë rritur kapacitetet për testim për coronavirus në institucionet shëndetësore publike. Ndërsa ministri Venko Filipçe, dje apeloi tek laboratorët privat që t’i ulin çmimet për testim.
Ndërsa për të parandaluar përhapjen e COVID-19, Qeveria ka miratuar disa masa: është ndaluar puna e objekteve hotelerike pas orës 23:00, administratës shtetërore, komunale dhe gjyqësore ju është rekomanduar të punojnë nga shtëpia ose me organizim në ndërrime.
Ndërsa ditët e ardhshme pritet që në Kuvend të miratohen ndryshimet ligjore në Ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive, me çka bartja e maskës do të bëhet obligative në ambiente të hapura./Telegrafi/
The post Maqedoni: Rritet numri i të infektuarve dhe të shtrirëve në spital nga coronavirusi appeared first on Telegrafi.