Në dhjetor të vitit të kaluar, çmimet e shitjes së produkteve industriale në tregun e brendshëm ishin më të larta për 0.5 për qind në bazë mujore dhe me 1.8 për qind në bazë vjetore, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.
Në dhjetor të vitit 2020, krahasuar me nëntorin e vitit 2020, çmimet e shitjes së prodhimeve industriale ishin më të larta në grupet Energji me 1 për qind, produktet e konsumit jo të qëndrueshëm me 0,5 për qind dhe produktet intermediare përveç energjisë me 0,4 për qind.
Sipas ESHS, në dhjetor të vitit 2020, krahasuar me dhjetorin e vitit 2019, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregun e brendshëm janë më të larta në grupet Energji me 8 për qind, produkte të qëndrueshëm të konsumit me 4,5 për qind dhe produkte të konsumit jo të qëndrueshëm me 0,8 për qind dhe mallrat kapitale me 0.3 për qind.
The post Maqedoni: Rriten çmimet e produkteve industriale në tregun vendor appeared first on Telegrafi.