Rregullat dhe protokollet për hyrje në Greqi të vendosura më 14 maj, të cilat midis tjerash vlejnë edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut janë prolonguar deri më 7 qershor 2021, në pajtim me vendimin e ri ministror të publikuar në Gazetën zyrtare.
Maqedonia e Veriut edhe më tej është në mesin e vendeve për të cilat ekziston përjashtim prej ndalesës për udhëtim në Greqi për shtetas të vendeve të treta, ndërsa të pandryshueshme janë edhe vërtetimet e obligueshme për hyrje, gjegjësisht ose certifikata për vaksinim ose testi negativ PCR ose vërtetim për Kovid-19 të kaluar si edhe formular të plotësuar PLF.
Paralelisht, të njëjtat rregulla dhe restriksione që vlejnë edhe për shtetasit grekë, vlejnë edhe për turistët e huaj siç janë përdorimi i obligueshëm i maskës edhe në hapësirë të hapur edhe në të mbyllur, ndalesa për lëvizje pas orës 00.30, për shkak të orës policore, ruajtja e distancës etj.
Drejt Maqedonisë së Veriut i hapur është vetëm vendkalimi kufitar Evzoni (Bogorodicë) me orar prej orës 7 deri në orën 23 sipas kohës lokale gjegjësisht prej orës 6 deri në orën 22 sipas kohës së Maqedonisë.
Të gjithë vizitorët, “pavarësisht shtetësisë dhe mënyrës së hyrjes në vend” i kanë dy opsione dhe një mundësi alternative lidhur me dokumentet që duhet t’i paraqesin ndërsa që kanë lidhje me Kovid-19.
Më konkretisht, siç përcjellë AIM, opsioni i parë është tërësisht ta kenë të përfunduar vaksinimin 14 ditë para udhëtimit dhe të dorëzojnë certifikatë për vaksinim në gjuhën greke, angleze, franceze, gjermane, italian, spanjolle ose ruse, i dhënë nga një institucion publik dhe t’i përmbajë të dhënat: emri dhe mbiemri, siç janë dhënë në pasaportë, lloji i vaksinës dhe numri i dozave, së bashku me datat kur janë pranuar.
Opsioni i dytë është me PCR test negativ, i bërë në 72 orët e fundit para udhëtimit, të miratuar nga shteti i origjinës, laborator privat ose shtetëror dhe të jetë në gjuhën greke, angleze, franceze, gjermane, italiane, spanjolle ose gjuhën ruse, ndërsa njëjtë sikurse edhe për certifikatën, duhet t’i përmbajë edhe emrin dhe mbiemrin e personit i cili udhëton, ashtu siç janë në pasaportë.
Përveç këtyre dy opsioneve, në mënyrë alternative, siç shkruan në vendimin ministror, vizitorët në Greqi, mund të dorëzojnë vërtetim që e kanë kaluar Kovid-19 ose rezultat pozitiv nga PCR ose testi antigjen (i shpejtë) që është valid prej dy deri në nëntë muaj nga data e sëmundjes të shënuar në dokumentin e dhënë nga një institucion publik ose prej laboratorëve të miratuar nga shteti i origjinës, t’i përmbajë të dhënat e pasaportës dhe sërish, mund të jetë në disa gjuhë, gjegjësisht në gjuhën greke, angleze, franceze, gjermane, italiane, spanjolle ose gjuhën ruse.
Kjo vlen për të gjithë personat mbi pesë vjeç. Të gjithë vizitorët në Greqi, pavarësisht vendit të origjinës, mund t’u ekspozohen testimeve me teste të shpejta ndërsa përzgjedhja bëhet në pajtim me algoritmin shëndetësor.
Nëse testohen, do të duhet t’i presin rezultatet ndërsa në rast të testit pozitiv do të jenë në karantinë 14-ditore.
Shtesë për udhëtim, nevojitet edhe formulari elektronik PLF (Passenger Locator Form), përmes ueb faqes https://travel.gov. gr, që duhet të plotësohet para nisjes, me ç’rast merret vërtetim me kod QR dhe konsiderohet dokument i domosdoshëm për hyrje në Greqi.
Për shkeljen e masave ligjore dhe obligimeve, janë paraparë gjoba prej 500 dhe 5.000 euro.
The post Maqedoni: Rregullat dhe protokollet aktuale për hyrje në Greqi prolongohen deri më 7 qershor appeared first on Telegrafi.