Në nëntë muajt e parë të këtij viti, numri i turistëve është zvogëluar për 60.4 për qind. Vendi u vizitua nga 83.8 për qind më pak mysafirë të huaj krahasuar me periudhën janar – shtator 2019 ndërsa ka rënie edhe të turistëve vendas me 20.7 për qind.

Sipas Entit shtetëror të statistikave (ESHS), numri i bujtjeve në të njëjtën periudhë u zvogëlua për 46.3 për qind – te turistët vendas për 14.1 për qind, ndërsa te turistët e huaj për 84 për qind.

Numri i turistëve në shtator 2020 ka qenë 44 313 që shënon rënie krahasuar me shtatorin 2019 për 63.9 për qind, ndërsa numri i bujtjeve 117 118 që është rënie prej 57.5 për qind. Sidoqoftë, numri i turistëve vendas u rrit për 33.7 për qind, por numri i mysafirëve të huaj u zvogëlua për 92.3 për qind.

Numri i bujtjeve të turistëve vendas në shtator 2020 krahasuar me shtatorin 2019 u rrit për 26 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj u zvogëlua për 90.9 për qind.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedoni, rënie drastike në turizëm, numri i turistëve të huaj ulet për më shumë se 80 për qind appeared first on Telegrafi.