Qeveria e dërgoi Ligjin për regjistrimin e popullsisë në Kuvend, por bëhet fjalë për versionin e njëjta për të cilin opozitarja DPMNE tha se nuk do ta mbështesë. A do të thotë kjo që Ligjin të cilin Qeveria e dërgoi pa u dakorduar me opozitën, pushteti përsëri po e shtyn në bllokadë të serishme. Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq thotë se ligji është i mirë dhe se duhet të miratohet me mbështetje të shumicës në Kuvend.
“E dimë pjesë e vërejtjeve të opozitës që janë në kundërshtim me vërejtjet e BE për përmirësimin e sistemit të regjistrimit të popullsisë. Mendoj se çdo prolongim i mëtejshëm i procesit të bisedimeve, negociatave dhe hapja e tekstit përsëri, mund vetëm të shkaktojë prolongim të ri, ndërsa opozita ishte ajo që kërkonte që ky proces të realizohet në vitin 2021”, deklaroi Bojan Mariçiq – Ministër i Drejtësisë.
Por, OBRM-PDUKM edhe me tej i ka vërejtjet e njëjta dhe thonë se nëse pushteti nuk konsultohet me opozitën, ata nuk do të mbështesin këtë ligj.
“Deri më tani pushteti nuk ka konsultuar opozitën për këtë çështje themelore dhe strategjike për vendin. OBRM-PDUKM nuk do ta mbështes regjistrim të popullsisë i cili nuk është në përputhje me kriteret e caktuara që zbatohen në vendet e avancuara evropiane”, theksoi Dimçe Arsovski nga OBRM-PDUKM.
Drejtori i Entit shtetëror për statistikë, Apostoll Simovski, thotë se opozita pa nevojë e bllokon regjistrimin e popullsisë për shkak se Ligji dhe metodologjia e të njëjtit janë në përputhje me standarde evropiane.
“Një nga kërkesat kryesore ishte që regjistrimin e popullsisë të mos e zbatojë Enti shtetëror për statistikë si institucion profesional dhe ligjor i cili duhet të zbatojë këtë operacion, por ndonjë komision shtetërorë për regjistrimin e popullsisë, i cili automatikisht është trup politik. Domethënë menjëherë në këtë mënyrë politizohet regjistrimi i popullsisë”, u shpreh Apostoll Simovski – drejtor i Entit Shtetëror për Statistikë.
Zbatimi i regjistrimit të popullsisë u nënvizuar si i patjetërsueshëm në Raportin e KE. Nëse në vitin 2021 realizohet regjistrimi i popullsisë, që është viti i regjistrimit të popullsisë në nivel botëror, atëherë do të mbushen 19 vite nga regjistrimi i fundit i popullsisë. Regjistrimi i popullsisë duhej të zbatohet në vitin 2011, por i njëjti përfundoi pa sukses, ndërsa në lidhje me këtë ditëve të fundit lideri i BDI, Ali Ahmeti, u thirr në pyetje te prokurorja Fatime Fetai, në rastin “Regjistrimi i popullsisë”./TV21/
The post Maqedoni, regjistrimi i popullsisë në procedurë parlamentare appeared first on Telegrafi.