Qytetarët me xhiro-llogari të bllokuara, të cilët kanë marrë ndihmë shtetërore në vlerë prej 6 mijë denarëve, deri të premten duhet t’i përditësojnë të dhënat në banka dhe t’i marrin paratë. Për ata, bankat do të hapin xhirollogari të veçanta.
“Personat me xhirollogari të bllokuara do të duhet t’i marrin mjetet në cilën do prej bankave më së voni deri të premten (25.12.2020). Në të kundërtën nuk do të mund t’i shfrytëzojnë. Bankat nuk do t’i lirojnë këto mjete nga xhirollogaritë e bllokuara pas 25.12.2020”, thuhet në njoftimin e bankave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Personat që nuk kanë xhirollogari, ndërsa e kanë fituar të drejtën për ndihmë, më së voni deri nesër (24.12.2020) duhet të hapin xhirollogari në cilëndo prej bankave, për të shfrytëzuar ndihmën.
Në njoftim thuhet se të dhënat në banka duhet t’i përditësojnë edhe qytetarët tjerë, të cilët kanë marrë ndihmë nga shteti, më së voni deri nesër. Bankat njoftojnë se mjetet do të mund t’i përdorin vetëm klientët të cilët i kanë përditësuar të dhënat.
Ndryshe, me vendim të qeverisë për pakon e katërt të masave ekonomike, 283 mijë qytetarë do të marrin ndihmë në vlerë prej 6 mijë denarëve, të cilat deri në fund të javës do të duhet t’u lëshohen në xhirollogari./Telegrafi/
The post Maqedoni: Qytetarët me xhirollogari të bllokuar deri të premten duhet t’i marrin 6 mijë denarët, në të kundërtën nuk do të mund t’i shfrytëzojnë appeared first on Telegrafi.