Derisa Dragi Rashkovski është duke pushuar në Meksikë me familjen e tij, kolegët nga Qeveria po përgatisin dokumentacion voluminoz për prokurimin e softuerit për shkelje në trafik. I njëjti duhet t’i dorëzohet Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Hetimi për këtë rast u hap pasi portali “360 gradë” zbuloi se Rashkovski si sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, kishte siguruar softuer për shkelje në trafik, të cilin gjoja e ka patentuar vetë. I njëjti është paguar mbi 80 mijë euro.

Rashkovski e kishte marrë atë për nevojat e Ministrisë së Brendshme, por kjo ministri mohoi se ka pasur nevojë për një zgjidhje të tillë softuerike. Opozita edhe sot pyeti- si mundet Rashkovski, si nëpunës shtetërorë, të lejojë pushim në Meksikë?

Rashkovski mbrëmë deklaroi se e vërteta rreth prokurimit të softuerit duhet të zbulohet nga institucionet. Portali “360 gradë” zbuloi se Rashkovski ka paguar për zgjidhjen softuerike pa u testuar paraprakisht. Vetë Rashkovski personalisht kishte zhvilluar softuer për këtë mënyrë të shqiptimit të gjobave në trafik para se të blinte softuer të tillë nga pozicioni i sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përveç Prokurorisë, e cila hapi rast nga informacioni i marrë edhe anti- korrupsioni hapi rast për prokurimin e softuerit pasi është blerë kurse policia nuk e ka përdorur aspak.

 

The post Maqedoni: Qeveria përgatit dokumente për rastin e Rashkovskit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";