Maqedoni: Qeveria kërkon përgjegjësi penale për pronarët që nuk ua dhanë pagat punëtorëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria kërkon përgjegjësi penale nga gati 1,200 kompani për keqpërdorimin e ndihmës shtetërore për dhënien e pagës. Sipas listave të publikuara në faqen e internetit të Qeverisë, akuzat janë ngritur kundër të gjitha ndërmarrjeve në Prokurorinë Themelore Publike. Më shumë se 3,000 punonjës nuk i morën pagat, megjithëse punëdhënësit pranuan ndihmë shtetërore.

“Prokurori që vepron ndaj lëndës për zbardhjen e plotë të pretendimeve i pret përgjigjet që duhet t’i jep Drejtoria e të Ardhurave Publike”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Masa e ndihmës financiare për lëshimin e pagave u realizua për shtatë muaj dhe ishte një nga masat më të përdorura për t’i menaxhuar pasojat e pandemisë. Sindikatat vazhdimisht i bëjnë thirrje shtetit që të vendosë gjoba më të larta, por edhe dënime me burg deri në një vit për punëdhënësit që nuk i kanë paguar punëtorët e tyre.

Tani për tani, DAP u jep kohë shtatë ditë për t’i paguar paratë, e nëse nuk i paguajnë, do ia bllokojë llogaritë dhe do të vijojë arkëtim i detyrueshëm.

Advertisement

The post Maqedoni: Qeveria kërkon përgjegjësi penale për pronarët që nuk ua dhanë pagat punëtorëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy