Institucionet shtetërore bëjnë analiza dhe përgatisin strategji dhe ligje se si të parandalohen punësimet me korrupsion në sektorin publik.

Përparim ka, por është minimal. Kështu thotë raporti i Komisionit Anti-korrupson dhe Transparency International Në prezantimin e raportit, anëtarësi i Komisionit Anti-Korrupsion, Nuri Bajrami reagoi rreth punësimeve të përkohshme. Kërkesa kryesore është shfuqizimi i Agjencisë për Punësim të Përkohshëm.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri theksoi se ligjet për punësim në sektorin publik ku parashihen ndryshime janë hequr dhe përpunohen me qëllim që të përmirësohen.

Sipas kryetares së Komisionit Anti-korrupsion, Biljana Ivanovska, edhe pse përparim ka, megjithatë ndryshimet shkojnë ngadalë. Sipas saj, vetëm me vullnet politik të fuqishëm do të mund të arrihen rezultatet./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedoni, punësimet në sektorin publik vazhdojnë të preken nga korrupsioni appeared first on Telegrafi.