Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se këtë mëngjes Komisioni për Sëmundje Infektive ka sjellë propozim-vendim për hapjen e kufijve me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë, pa teste PCR.

Nga MSH thonë se sipas analizave, për momentin nuk ka indikacione, gjegjësisht nuk ka numër të lartë të raste të importuarave në vend me COVID-19 nga këto shtete. Sipas kësaj, nuk ka rrezik që të hapen kufijtë pa test për COVID-19.

“Në Bashkimin Evropian të gjithë kufijtë për lëvizje janë pa test PCR”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ky propozim do të dorëzohet në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, e cila duhet ta miratojë dhe të hyjë në fuqi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedoni: Propozohet heqja e testit PCR me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë appeared first on Telegrafi.