Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të debatojë për propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtuar.
Në elaborimin e ligjeve për arsimin fillor dhe për atë të mesëm, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska javën e kaluar, tha se ndryshimet nuk janë nga vëllimi dhe kompleksiteti i madh dhe shtoi se këto ndryshime ligjore janë të nevojshme për zhvillim të sigurt dhe papengesa të procesit edukativoarsimor gjatë vitit shkollor.
Në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme, viti shkollor të mund të fillojë dhe të përfundojë në kohë të ndryshme për çka duhet të vendos Qeveria, parashikojnë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtuar.
Si rrethana të jashtëzakonshme, në ligjet theksohen gjendja e shpallur e krizës, shpallja e epidemisë, gjegjësisht pandemia, zjarre, vërshime ose fatkeqësi tjera natyrore. Vendimi i Qeverisë mund të sillet në tërë territorin e republikës ose në pjesën e saj.
Gjithashtu parashihet që në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme të organizohen aktivitete jashtëmësimore për nxënësit lidhur me zhvillimin e tyre personal, socio-emocional dhe psikologjik. Për pjesëmarrjen në këto aktivitete jashtëmësimore në rrethana të jashtëzakonshme parashihet që mësimdhënësi të mbajë vetëm evidencë për praninë e nxënësve dhe nuk jepet shtesë në dëftesë.
Në shkollën fillore në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme, kur mësimi organizohet përmes mësimit në distancë, mund të organizohet mësim me prani fizike të nxënësve nëse plotësohen kriteret dhe kushtet në pajtim me protokollet shëndetësore për llojin përkatës të shkollës të sjella nga Qeveria në pajtim me ligjin, gjendjen epidemiologjike në rajonin e komunës në të cilën gjendet shkolla, numri i nxënësve në paralele dhe kushtet hapësinore dhe higjienike sanitare në shkollë. Në shkollat e mesme do të mund të organizohet mësim me prani fizike të nxënësve ose përmes mësimit në distancë, me zbatimin e mësimit për komunikim elektronik.
Në rrethana të tilla, siç theksohet, për kohëzgjatjen e orës për numrin maksimal të nxënësve në paralelet në arsimin fillor dhe të mesëm do të vendosë gjithashtu Qeveria.
The post Maqedoni: Propozim-ligjet për ndryshim të ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm para deputetëve appeared first on Telegrafi.