Qeveria e Maqedonisë së Veriut me rekomandim nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse mori vendim që ora policore të fillojë në ora 23:00, ndërsa kjo masë të vlejë deri më 15 maj.

“Nga 5 maji, e mërkurë, ndalesa për lëvizje me qëllim të mbrojtjes nga coronavirusi në vend të orës 21:00 do të fillojë në ora 23:00 dhe do të zgjasë deri në ora 05:00 ditën e ardhshme. Masa fillon të vlejë nga 5 maji dhe do të zgjasë deri më 15 maj. Sipas ndryshimeve, objektet hotelerike do të jenë të hapura deri më 22?:30 edhe atë vetëm në pjesët e hapura”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Për shkak se këto masa vlejnë deri më 15 maj, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse kah mesi i muajit sërish do të propozojë masa edhe atë në bazë të gjendjes me coronavirusin në vend.

Ndryshe, sipas raportit javor të ISHP-së, vetëm javën e kaluar kemi pasur dyfish më shumë të shëruar se sa të infektuar, ndërsa në Maqedoni nga dita e ndjeshme filloi edhe imunizimi masiv./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedoni, prej sot ora policore fillon më 23:00 appeared first on Telegrafi.