Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikoi plotësim të Konkursit për ndarjen e bursave për ciklin e dytë të studimeve jashtë vendit, për vitin akademik 2020/2021. Në Konkursin, të cilin MASH-i e publikoi në shkurt të këtij viti, shtohet edhe arsim midis fushave për të cilat Ministria do të ndajë bursa për studime pasdiplomike.

Për vitin akademik 2020/2021 MASH-i do të ndajë bursa për studentë të pranuar në studime akademike të ciklit të dytë në njërin nga dhjetë universitet e renditura nga të gjitha fushat, gjegjësisht në njërin nga njëqind universitet të renditur nga fusha e shkencave teknike, matematikë, të drejtë ndërkombëtare, ekonomi dhe financa, fizikë, biologji kimi dhe gjenetikë, ndërsa me plotësim të Konkursit – edhe për fushën arsim, konform renditjes së universiteteve në Listën e fundit të Shangait të publikuar në Qendrën për Universitet të Klasës Botërore.

Afati për paraqitjen e kandidatëve për shfrytëzimin e bursave akademike për studime nga cikli i dytë jashtë vendit është më së voni deri më 15 shtator të vitit 2020.

Në Konkurs janë përmbajtur informacione për kushtet për ndarjen e bursave, dokumentet e nevojshme, vlera e bursës, obligimet e kandidatëve të zgjedhur dhe mënyra dhe afati i paraqitjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedoni: Plotësohet konkursi për bursa dhe studime pasdiplomike jashtë vendit appeared first on Telegrafi.