Prej sot përmbaruesit vazhdojnë me aktivitetet e rregullta pasi skadoi vlefshmëria e Dekretit, me të cilin ishte paraparë 30 ditë pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme të fillojë zbatimi i plotë i Ligjit për përmbarim.

Konform Dekretit të fundit me fuqi ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatim të Ligjit për përmbarim, vlefshmëria e Dekretit, siç thonë nga Oda, është edhe 30 ditë pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme e cila përfundoi më 23.06.2020, që do të thotë se prej sot vazhdon zbatim i plotë i Ligjit për përmbarim.

Deri në mars, siç informojnë nga Banka Popullore e RMV-së janë bllokuar 229.314 llogari të transaksionit, ndërsa 39.131 janë të firmave.

Numri i përgjithshëm i depozituesve të bllokuar sipas të dhënave të publikuara është 106.723, prej të cilave 26.000 janë kompani, ndërsa 80.000 janë persona fizikë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedoni: Përmbaruesit prej sot vazhdojnë me aktivitetet e rregullta appeared first on Telegrafi.