Çmimet e produkteve ushqimore bazë janë rritur nga 2 deri në 20 denarë për një periudhë shtatë mujore. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, rritje të çmimeve vërehen pothuajse në të gjitha produktet ushqimore bazë, përveç çmimit të bukës. Pra, nëse në janar çmimi mesatar i një litri naftë ishte 74 denarë, tani është 92 denarë, që është gati 20 denarë më shtrenjtë. Një kilogram patate mesatarisht është 29 denarë, sheqeri 37 denarë, qumështi 52 denarë, brumërat 98 denarë për kilogram ose të gjitha këto produkte nga fillimi i vitit janë rritur për dy denarë. Çokollata është më e shtrenjtë për 23 denarë ose tani për një kilogram çmimi është 603 denarë.
Enti Shtetëror i Statistikave
Janar 2021 Shtator 2021
Vaj 74 denarë 92 denarë
Patate 24 denarë 29 denarë
Sheqer 34 denarë 37 denarë
Qumësht 50 denarë 52 denarë
Brumërat 96 denarë 98 denarë
Çokollata 580 denarë 603 denarë
Rritjen e çmimeve më së shumti e ndjejnë qytetarët që jetojnë në varfëri, por edhe të gjithë ata që marrin pagë mesatare, thonë nga Platforma për Luftë kundër Varfërisë.
“Qytetarët do të mund të kenë për bukë, por pyetja është se a do të ketë diçka tjetër me bukën. Nëse një familje ka pagë mesatare më të ulët se shporta e sindikatës dhe nëse duhet të lërë mënjanë 40 për qind për ushqim, atëherë cilësia e jetës së saj sigurisht që do të dëmtohet…”, tha Biljana Dukovska, kryetare e Platformës për Luftë kundër Varfërisë.
Ndërkaq, nga fillimi i vitit paga mesatare në vend është rritur për 370 denarë dhe tani arrin në rreth 28.000 denarë. Por, në të njëjtën kohë, shporta e konsumit për një familje katër anëtarëshe arrin 34.000 denarë në muaj. Pjesën më të madhe të rritjes së pagës mesatare e ka sektori i IT-së dhe pagat në mjekësi. Në shumicën e sektorëve nuk ka pothuajse asnjë rritje të të ardhurave mujore./Alsat/
The post Maqedoni: Për shtatë muaj çmimet janë rritur thuajse në të gjitha produktet ushqimore appeared first on Telegrafi.