Maqedoni: Për një muaj buka është shtrenjtuar për 3.8%, ndërsa gazi për 5%

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Muajin e fundit çmimet e produkteve ushqimore dhe prodhimeve tjera në Maqedoni kanë shënuar rritje.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, indeksi për harxhimet për jetesë në nëntor, në krahasim me tetorin, ka qenë 100.7.

Rritje e indeksit të harxhimeve të jetesës në nëntor 2021, krahasuar me muajin tetor është shënuar te buka dhe drithërat – 3,8 për qind, produktet ushqimore – 2,9%, djathi dhe gjiza – 2,3 %, mishi – 2,1%. , vaj dhe yndyrë – 1,9%, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira – 1,8%, verë – 1,3%, peshk dhe ushqim deti, birrë – 1,2%, ujë mineral, pije të gazuara, lëngje frutash dhe perimesh – 0,7% dhe pije alkoolike – 0.3%.

Në muajin nëntor rritje e indeksit të harxhimeve për jetesë është shënuar edhe te gazi për amvisëri për 5.8%, aranzhmanet turistike 3.9%, larja, riparimi dhe marrja me qira e rrobave – 3,2%, karburantet dhe lubrifikantët për automjetet, pajisjet IT për përpunimin e të dhënave – 3,1%.

Advertisement

Gjatë nëntorit është shënuar edhe ulje e indeksit të harxhimeve për jetesë, edhe atë te frutat e freskët dhe të ftohtë – 7,0%, perimet e freskëta dhe të ftohta, përveç patateve dhe frutave të tjera me rrënjë – 0,8% dhe qumështit – 0,3%.

Indeksi i harxhimeve për jetesë në muajin nëntor 2021, në krahasim me nëntorin e vitit 2020, ka shënuar rritje prej 4.8 përqind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë ka shënuar rritje prej 6.2 përqind./Telegrafi/

The post Maqedoni: Për një muaj buka është shtrenjtuar për 3.8%, ndërsa gazi për 5% appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy