Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik gjatë periudhës 26 prill – 2 maj, janë testuar 14.975 materiale në laboratore me ulje prej 17.6% në krahasim me javën e kaluar. Janë regjistruar 2.076 raste të reja me 35 qytete, që është 39.7% më pak se java e kaluar.

Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë në Shkup (857), ndërsa përqindja e rezultimit pozitiv është nga 9.6% deri në 17.7%, mesatarisht 13.1% që është për 4.9% më pak se java e kaluar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, më shumë të prekur nga COVID-19 gjatë kësaj periudhe janë të moshuarit mbi 60 vjet (781), mosha 50-59 (348), mosha 40-49 (333), 30-39 (323) dhe 20-29 (172). Numër më i vogël ka te fëmijë 0-9 (33) dhe fëmijët e moshës 10-19 (85).

Gjatë kësaj periudhe 4.012 persona janë shëruar dhe po ashtu janë regjistruar 167 raste të vdekjes në 22 qytete, që është për 20.9% më pak se java e kaluar. Prej pacientëve të vdekur, 150 janë mbi 60 vjet, 15 persona janë të moshës 50-59 dhe nga 1 person nga moshat 30-39 dhe 40-49./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Maqedoni, për një javë shërohen mbi 4 mijë pacientë dhe regjistrohen mbi 2 mijë raste të reja appeared first on Telegrafi.