
Situata në lidhje me pandeminë Covid-19 në çerdhe është e qëndrueshme dhe ato mbeten të hapura, por situata monitorohet vazhdimisht dhe masat e reja mund të miratohen në përputhje me situatën epidemiologjike, tha sot Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska.
Ajo shtoi se çdo javë bëhet rishikimi i punonjësve pozitivë dhe fëmijëve për të cilët kujdesen në çerdhe.
“Sot ne po bëjmë një rishikim dhe sipas raportit të sotëm kemi 55 punonjës pozitivë për coronavirus për shtatë ditët e fundit dhe përveç këtyre edhe 19 fëmijë pozitivë. Situata është nën kontroll dhe ne vazhdimisht po e monitorojmë”, tha Shhpanska.
Ajo tha se masat mund të varen nga gjendja e çdo çerdheje veç e veç, gjegjësisht nga numri i rasteve pozitive./Telegrafi/
The post Maqedoni: Për një javë janë infektuar 19 fëmijë dhe 55 punonjës në çerdhe appeared first on Telegrafi.