Maqedoni, për dy vite institucionet kanë shpenzuar 8 milionë euro për automjete të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas të dhënave që i publikua Qendra për Komunikime Qytetare, në dy vitet e fundit, institucionet shtetërore kanë blerë 392 automjete dhe kanë shpenzuar 8.1 milionë euro.

“Një e katërta e automjeteve të blera janë më me vlerë mbi 30.000 euro. Më së shumti automjete ka blerë Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, përkatësisht 46 automjete pasat me nga 39.000 euro. Automjetin më të shtrenjtë e ka blerë Komuna e Strugës dhe ka kushtuar 66.000 euro. Vlera mesatare e automjeteve të blera nga institucionet shtetërore është 17.000 euro”, thuhet te të dhënat e kësaj qendre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtyre të dhënave, markat më të shpeshta janë ‘Skoda’ dhe ‘Volkswagen’, ndërsa për sa i përket modelit, te ‘Skoda’ dominon modeli Oktavia ndërsa te ‘Vowkswagen’ dominon modeli ‘pasat’.

Prej firmave, më së shumti ka fituar ‘Porshe lizing’ me tre milionë euro, firma nga Kumanova ‘Deluks auto’ me 1.2 milionë euro, ‘Euroimpeks’ me 890 mijë euro dhe ‘Josifov’, firmë nga Manastiri me 720 mijë euro.

Advertisement

Sipas të dhënave, te 71% e tenderëve ka pasur vetëm një ofertë edhe pse ka shumë firma që merren me automjete dhe kjo hap dyshimet se institucionet shtetërore kanë blerë automjet ashtu siç kanë dashur vet./Telegrafi/

The post Maqedoni, për dy vite institucionet kanë shpenzuar 8 milionë euro për automjete të reja appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy