Maqedoni, për disa orë u harxhuan të gjitha vaksinat kundër gripit sezonal e që kushtonin 800 denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik, Aleksandar Stojanov tha se të gjitha 2.000 vaksinat kundër gripit sezonal e që kushtonin 800 denarë janë harxhuar disa orë pas nisjes së vaksinimit në Qendrën për Shëndet Publik. Ai tha se do të arrijnë edhe 2.000 vaksinat tjera që i kanë porositur.

Ai nuk përmendi se kur do të arrijnë vaksinat dhe se kjo varet nga distributeri ‘Elibor’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“80 për qind nga kategoria e qytetarëve që kishin vaksinim falas erdhën te ne dhe e blenë vaksinën. Arsyeja është për shkak se në ‘Termini im’ këtë javë është e mbushur dhe njerëzit s’duan të presin, e paguajnë për të kryer më shpejt punë. Njerëzit frikësohen dhe duan ta mbrojnë shëndetin”, tha Stojanov i cili bëri të ditur se vitin e kaluar janë hedhur 610 vaksina për shkak se nuk kanë pasur kujt t’ia japin.

Ai tha se sivjet ka mungesë të maskave, dorezave, vaksinave dhe se gjithkund është kështu, jo vetëm në Maqedoni.

Advertisement

“Ne sivjet mundeshim të marrim 4.000 vaksina. S’mundeshim më shumë. Kjo nuk varet prej nesh”, tha Stojanov./Telegrafi/

The post Maqedoni, për disa orë u harxhuan të gjitha vaksinat kundër gripit sezonal e që kushtonin 800 denarë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy