Maqedoni: Për 24 orë janë dënuar 145 shoferë për vozitje të shpejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme janë sanksionuar 145 shoferë për tejkalim të shpejtësisë.

Nga këto, katër automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shpejt se sa lejohej. Gjithashtu, 98 drejtues automjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në zona të banuara, ndërsa 47 jashtë zonave të banuar.

“Kontrollet e përforcuara të trafikut vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, shtohet në kumtesën e MPB-së

 

Advertisement

The post Maqedoni: Për 24 orë janë dënuar 145 shoferë për vozitje të shpejtë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy