Pa shpallje publike janë nënshkruar marrëveshje për furnizime publike në vlerë prej 11 milionë eurove, tregon raporti më i ri i Qendrës për Komunikime Qytetare për periudhën janar – qershor 2020.

Kjo është për 15 përqind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas rezultateve nga monitorimi, në çdo të tretin tender është dorëzuar një ose asnjë ofertë, ndërsa çmimi më i ulët është shfrytëzuar në 96 përqind të rasteve kur si kriter ka qenë oferta më e volitshme.

“Dyshimet se aq shumë zbatim i kriterit ‘çmimi më i ulët’ vendosin në pikëpyetje efikasitetin e shpalljeve publike, janë të arsyeshme”, thonë nga QKQ.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Monitorimi i shpalljeve publike zbatohet në kuadër të aktivitetit “Harxhimi publik për të mirën publike”, i mbështetur nga Projekti i USAID për pjesëmarrje qytetare.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të rritet efikasiteti i harxhimeve publike, duke zvogëluar korrupsionin dhe duke rritur transparencën./Telegrafi/

The post Maqedoni: Pa shpallje publike janë nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 11 milionë eurove appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";