Nxënësit e shkollave të mesme në Shkup që ditë më parë kërkuan bojkot të mësimit online apeluan për ndërprerje të bojkotit. Ata i bënë thirrje të gjithë shkollarëve të mesëm t’i rikthehen mësimit online me qëllim që të mos humbin më shumë nga mësimi.

Siç thonë ata, ndërprerja e bojkotit ka të bëj me rritjen e numrit të të të infektuarve me Covid 19, ditëve të fundit.

“Jemi të vetëdijshëm edhe ne si nxënës dhe si union i shkollës së mesme “Cvetan Dimov” dhe ju bëjmë apel nxënësve që të kyçen në mësimin online sepse ditëve të fundit numri i të prekurve me Covid 19 filloi të rritet. Për shkak të shëndetit publik dhe ruajtjes së shëndetit të nxënësve ju bëjmë apel që kyçen”, deklaroi Hamzë Nuhiu, përfaqësues i shkollës profesionale “Cvetan Dimov”.

Edhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju kanë bërë apel nxënësve se çdo ditë e humbur e mësimit, është në dëm të tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për një javë rreth 80 për qind e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme me sukses është zhvilluar mësimi online, ndërsa kjo përqindje nga fillimi i vitit shkollor vazhdimisht rritet”, thonë nga MSH./Telegrafi/

The post Maqedoni, nxënësit e shkollave të mesme me apel për ndërprerje të bojkotit appeared first on Telegrafi.