Numri i të infektuarve dhe të shtruarve në spital për shkak të COVID- 19 po rritet. Të gjithë spitalet modulare janë ngritur dhe këto ditë kanë filluar të përdoren në shumë qytete në të gjithë vendin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se dërgesa e parë e 3.000 vaksinave ruse do të mbërrijë në vend ditën e diel.
“Unë kam informacionin. Të dielën ne presim që 3.000 të vijnë përmes DHL. Ministri po organizohet me ambasadorin për t’i marrë ata dhe për t’i lëshuar normalisht”, tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një ngjarje në Komunën e Karposh.
Ndërsa Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe për “Sitel” tha se sipas njoftimeve, vaksinat ruse do të mbërrijnë të dielën me një transport të veçantë.
“Tani procedura administrative është sqaruar, tani po flasim kur duhet të vijë vaksina kineze. Ajo që dimë me siguri është se po flasim dhe pala kineze merr përsipër që e gjithë shuma do të mbërrijë menjëherë. Por tani, me të vërtetë nuk e di, unë pres informacion”, tha Filipçe.
Ai edhe një herë u bëri apel qytetarëve që të respektojnë masat parandaluese, sepse numri po rritet jo vetëm nga prania e llojit të virusit britanik por edhe nga mos mbajtja e maskave mbrojtëse ditët e fundit pasi moti u ngroh./Telegrafi/
The post Maqedoni: Numri i të infektuarve po rritet, autoritetet presin “Sputnik V” të arrijë të dielën appeared first on Telegrafi.