Numri i personave të infektuar me koronavirus në vend edhe më tej mbetet i lartë. Sipas të dhënave të publikuara dje, në vend janë regjistruar 165 raste të reja me Kovid-19, shtatë të vdekur dhe 128 të shëruar. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve që nga fillimi i epidemisë deri më tani është 6.787, kanë vdekur 328 pacientë, ndërsa 2.876 janë shëruar.
Kompetentët dhe punonjësit shëndetësorë u bëjnë thirrje vazhdimisht qytetarëve që të mos grupohen, të mbajnë distancë prej dy metrash, të mbajnë maska mbrojtëse ose të mbulojnë gojën dhe hundën, t’i lajnë ose t’i dezinfektojnë shpesh duart, sepse, siç theksojnë ata, kjo është mbrojtja themelore kundër përhapjes së rritur të virusit.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi dje se pandemia nuk po qetësohet askund në botë, ka gjithnjë e më shumë njerëz të infektuar të rinj, kudo që të zbuten masat kufizuese.
Numri i rasteve aktive në vend është 3.583. Shumica e rasteve aktive janë në Shkup – 1.983, pasuar nga Tetova – 406, Kumanova – 232, Ohri – 161, Shtipi – 160, Struga – 147 raste aktive … Numër më të madh të rasteve aktive në komunat e Shkupit ka Çairi – 424, më pas vijon Aerodromi- 154, Buteli – 163, Gazi Baba – 193, Qendra – 143, Karposhi – 167, Saraji – 148, Kisella Voda – 121, Gjorçe Petrovi – 113, Studeniçani – 113, Shuto Orizare – 90, Haraçina – 54, Ilindeni – 32, Petroveci – 16, Çucer Sandeva – 19, Sopishte – 14, Zelenikovë – 6, dy janë të huaj dhe 11 janë të pashpërndarë.
Në Klinikën universitare për sëmundje infektive infektive gjithsej janë hospitalizuar 89 pacientë, nga të cilët në përkrahje me oksigjen janë 53 pacientë, nuk ka pacient në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 30 pacientë të rritur pozitivë me Kovid-19 dhe pesë fëmijë pozitivë me simptoma të virusit. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 18 pacientë të rinj, gjithsej të hospitalizuar janë 130 pacientë. Në aparat respirator janë 9 pacientë.
Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 37 pacientë, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 40 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep janë hospitalizuar 91 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.
Nga Ministria e Shëndetësisë informuan se teste për diagnostikë të shpejtë të pranisë së virusit Sars-Cov-2 janë shpërndarë dhe fillojnë të shfrytëzohen në laboratorin e Institutit për shëndet publik, në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile dhe në Klinikën universitare për gjinekologji dhe obstetrikë në Shkup. Këto teste edhe pse janë PCR metodë, nuk janë të njëjtat të cilat shfrytëzohen në laboratorët për testim rutinor nga kovid. Janë dedikuar për detektim të shpejtë të virusit tek pacientët të cilët janë të dyshimtë në kovid dhe të cilëve u është i nevojshëm intervenim i caktuar. Këto testet për mundësojnë menjëherë pas triadës dhe marrjes së rezultatit për vetëm 40 minua të inkuadrohet drejt intervenimit tek pacienti.
The post Maqedoni: Numri i të infektuarve me Covid-19 edhe më tej i lartë appeared first on Telegrafi.