Kanë mbetur edhe gjashtë muaj ku pasaportën, letërnjoftimin dhe lejen e vozitjes mund t’i përdorni me emrin e vjetër të shtetit.

Për ndryshimin e dokumenteve me emrin e ri të shtetit, për një person do të duhet t’i paguhen shtetit gati 50 euro. Një familje 4 anëtarëshe do të duhet të ndajë minimum 200 euro për dokumente të reja.

Pasaporta për personat mbi 27 vjet do të kushtojë 2000 denarë, 500 denarë më shumë nga tarifa e vjetër, ndërsa letërnjoftimi u shtrenjtua për 120 denarë dhe do të kushtojë 320 denarë, kurse leja e vozitje 410 denarë.

Ndryshe, 12 shkurti i vitit 2024 është data e fundi në të cilën do të vlejnë dokumentet e vjetra dhe të njëjtat nuk do të jenë valide edhe pse nuk u është skaduar afati./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Maqedoni, një familje 4 anëtarëshe do të duhet të ndajë 200 euro për ndryshimin e dokumenteve me emrin e ri të shtetit appeared first on Telegrafi.