Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëroi rritje të pagave për të gjithë punonjësit e punësuar në spitalet publike.

Filipçe theksoi se rritje e pagave do të jetë edhe për personelin mjekësor por edhe për të gjithë punonjësit.

“Ajo që sot duhet ta vërtetojmë me Sindikatën është rritja e pagave për 5% për të gjithë punëtorët në se4ktorin shëndetësor. Rritje të pagave do të ketë edhe për punonjësit shëndetësor por edhe për punëtorët e tjerë dhe kjo do të fillojë nga 1 marsi. Rritja fillon nga 1 marsi, përkatësisht me pagesën për muajin mars që do të bëhet gjatë muajit prill”, tha Filipçe.

Sipas tij me punësimet e reja dhe me rritjen e pagave, Ministria e Shëndetësisë krijon kushte për çdo punonjës shëndetësor i cili e sheh të ardhmen dhe karrierën në Maqedoni./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedoni, nga muaji mars rriten pagat për punonjësit në shëndetësi appeared first on Telegrafi.