Maqedoni: Nga ky vit nuk do të importohen më vetura “Euro 4”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Makina nën standardin EURO 5 nuk do të mund të importohen në Maqedoni. Qeveria përgatit rregulla të reja me të cilat do të rinovojë cilësinë e makinave në qarkullim, e me këtë edhe të zbusin ndotjen e ajrit.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi kujtoi se për momentin nuk është e mundur të importohen automjete me standard ekologjik më të ulët se Eurostandard 4 sepse ato automjete nuk do munden të regjistrohen dhe të qarkullojnë në rrugët e Maqedonisë.

“Me shumë gjasë, këtë vit do duhet të rritet standardi për importin e automjeteve në vendin tonë. Sa i përket masave, ne tashmë jemi duke zbatuar disa masa për instalimin e pajisjeve të gazit në automjete”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Për më tepër, Ministri Bekteshi përsëri e paralajmëroi masën për rinovimin e cilësisë së makinave në qarkullim, për çka para dy vitesh Ministria e Financave nuk i siguroi para. Në vitin 2019, Bekteshi premtoi subvencion deri në tre mijë euro për qytetarët për blerjen e automjetit të ri, me kusht që automjeti i vjetër me standard të ulët ekologjik të përfundojë në mbeturina.

Advertisement

Vlera e automjeteve që do duheshin të blihen ishte e kufizuar në 12 mijë euro. Qeveria, me ligj, uli 50% harxhimet për regjistrimin e automjeteve me targa të huaja. Çmimi i ri vlen nga fillimi i vitit. Pronari i automjetit është i obliguar t’i paguajë të gjitha detyrimet doganore dhe taksat e shtetit brenda gjashtë muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

 

The post Maqedoni: Nga ky vit nuk do të importohen më vetura “Euro 4” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy