Maqedoni, nga coronavirusi humbin jetën 26 pacientë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë sot bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.081 testime dhe janë regjistruar 1.198 raste të reja me coronavirus.

Sot ISHP-ja regjistroi 621 pacientë të shëruar prej të cilëve 150 janë në Shkup, 69 Tetovë, 42 Pirlep, Kumanovë 41, Gostivar 22 etj, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Shëndetësisë krahas pacientëve të shëruar po ashtu njoftoi edhe për të vdekurit gjatë 24 orëve të fundit. Nga 26 pacientë të vdekur, tetë janë në Shkupi, një nga Kumanova, një nga Shtipi, dy nga Prilepi, dy nga Tetova, dy nga Struga, dy nga Velesi, katër nga manastiri, tre nga Ohri dhe një nga Gostivari.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 51.213 pacientë ku prej tyre 30.204 janë shëruar dhe 1.423 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 19.586 raste aktive me coronavirus./Telegrafi/

Advertisement

The post Maqedoni, nga coronavirusi humbin jetën 26 pacientë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy