Ministria e Shëndetësisë informon se nga gjithsej 330.320 qytetarë që morën dy doza vaksinash, 96 ishin pozitivë për coronavirus pasi morën një dozë të dytë të vaksinës.
Kjo do të thotë që vetëm 0.02% u infektuan me coronavirus, gjë që tregon se sa e rëndësishme është që qytetarët të vaksinohen.
“Nga 96 të infektuar, 56 u infektuan në më pak se 21 ditë pasi morën dozën e dytë të vaksinës. Vetëm 13 nga të infektuarit me coronavirus u shtruan në spital.
Dy prej tyre aktualisht janë duke marrë trajtim dhe janë në gjendje të qëndrueshëm, megjithëse njëri prej tyre ka një sëmundje të rëndë kronike”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga MSH thonë se nuk ka vdekur asnjë pacientë që ka marrë dy doza vaksinash./Telegrafi/
The post Maqedoni: Nga 330.320 qytetarë që morën dy doza vaksinash, 96 u infektuan me COVID-19 appeared first on Telegrafi.