Maqedoni, nesër skadon afati për vërtetimin e emrave për kryetarë të komunave dhe këshilltarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nesër skadon afati në të cilin Komisionit Zgjedhore Komunal (KZK) duhet t’i dorëzojë te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) listat e vërtetuara të kandidatëve për kryetarë të komunave dhe këshilltarë për zgjedhjet e ardhshme lokale.

KZK-ja i dorëzon listat e kandidatëve edhe deri te KSHZ-ja për shkak të vërtetimit të radhës në listën e vetme të kandidatëve. Lista e kandidatit për kryetar komune, gjegjësisht lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit, të cilat janë dorëzuar nga i njëjti parashtrues marrin numër rendor të njëjtë në të gjitha komunat dhe në Qytetin e Shkupit. Radhitjen e kandidatëve në listën e kandidatëve, KSHZ, e konfirmon me short dhe ai numër është i njëjti në të gjitha komunat dhe Qytetin e Shkupit. Në komunë, gjithashtu Qytetin e Shkupit, ku nuk do të ketë përfaqësues, numri adekuat i bartësit të listës do të hiqet dhe në vend të tij do të shënohet numri rendor i bartësit tjetër pa lënë vend të lirë. Listat e kandidatëve të propozuar nga koalicioni i udhëhequr nga një parti e njëjtë politike, pa dallim të numrit të partive politike në koalicionin në komuna të ndryshme, gjegjësisht Qyteti i Shkupit, kanë numër rendor të njëjtë.

Më së voni deri më 22 shtator, KSHZ dhe KZK do t’i njoftojnë përfaqësuesit e autorizuar për mbajtje të shortit. Shortin për vërtetim të listës së vetme të kandidatëve dhe KSHZ-së do ta mbajë më së voni më 23 shtator.

KZK listën e vetme të konfirmuar të kandidatëve e shpall më së voni 23 ditë para ditës së përcaktuar për mbajtje të zgjedhjeve në të gjitha vendet e populluara dhe në vendvotimet e komunës, më së voni deri më 23 shtator, në orën 24:00. Gjithashtu KSHZ, listat e vetme të konfirmuara të kandidatëve do t’i shpallë në faqen e saj të internetit më së voni 23 ditë para ditës së caktuar për mbajtje të zgjedhjeve, gjegjësisht më së voni më 23 shtator.

Advertisement

Nga dita e sjelljes së vendimit të shpallje të zgjedhjeve, partitë politike pjesëmarrëse në procesin zgjedhor, nënshkruajnë Kodeks për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Datën e nënshkrimit e përcakton KZK, ndërsa nënshkrimi do të mbahet para fillimit të fushatës zgjedhore më së voni deri më 26 shtator.

Në ndërkohë rrjedhin edhe afatet tjera. Më së voni deri më 16 shtator në KSHZ duhej të dorëzohen të dhënat për personat të cilët janë në paraburgim ose gjendjen në vuajtje të dënimit me burg. MPPS, sërish deri te KSHZ dorëzon të dhëna për personat të cilët janë paraqitur për votim në institucionet për kujdes jashtë familjar.

KSHZ dje në mbledhjen e 23-të e miratoi afatin e rishikuar për zgjedhjet e ardhshme lokale, të miratuar me ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor, të sjellura nga Kuvendi, ndërsa të propozuara nga grupi i deputetëve të shumicës qeveritare dhe opozitës.

Siç informonte anëtari i KSHZ-së Boris Kondarko me ndryshimet më të rëndësishme të Kodit Zgjedhor vendoset obligimi më së voni deri më 25 shtator në orën 24:00 për të gjitha organet zyrtare dhe institucionet të cilat disponojnë me automjete t’i dorëzojnë të dhënat te Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, me qëllim të mbikqyrrjes në shfrytëzimin e tyre gjatë zgjedhjeve dhe parandalimin e keqpërdorimeve eventuale. Për të gjithë radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe portalet, të cilët janë regjistruar për reklamim të paguar politik në KSHZ, mbesin regjistrimet e tyre, ndërsa ata të cilët e kanë lëshuar afatin, përcaktohet afat i ri për regjistrim. Ai afat do të fillojë sot dhe do të zgjasë deri më 19 shtator, duke e përfshirë të dielën deri në orën 24:00.

Advertisement

Me ndryshimet e Kodit zgjedhor, parashikohet të mund të votojnë edhe personat të cilëve u ka skaduar afati i vlerës së letërnjoftimit, ndërsa afat i cili ka skaduar nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e mbajtjes së tyre, që do të thotë nga data 6 gusht deri më 30 tetor.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të vitit 2021. Fushata zgjedhore për rrethin e parë të votimit fillon më 27 shtator në orën 00:00 dhe zgjat deri në orën 24:00 më 25 tetor. Fushata për rrethin e dytë të votimit, sërish zgjat deri në orën 24:00 më 29 tetor.

The post Maqedoni, nesër skadon afati për vërtetimin e emrave për kryetarë të komunave dhe këshilltarë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy