Nesër me fillim nga ora 12:00 në Kabinetin e presidentit, Stevo Pendarovski do të mbahet mbledhje e Këshillit për Siguri.

Sipas informacioneve që janë bërë të ditura për mediat, në rend të ditës do të jetë propozimi i modifikuar i presidencës franceze me BE-në për nisje të bisedimeve aderuese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Siç është bërë e ditur deri më tani, në mbledhje do të marr pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka komentuar për mediat një pjesë përbërëse të propozimit francez, duke thënë se i njejti nuk cenon askund gjuhën maqedonase, ndërsa kritikat e opozitës maqedonase i quajti vetëm spekulime të pabaza.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

 

The post Maqedoni: Nesër mbahet mbledhja e Këshillit për Siguri, do të diskutohet propozimi francez appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";