Shkalla e papunësisë prej 16,7 për qind është evidentuar në tremujorin e dytë të këtij viti, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.
Sipas të dhënave të publikuara numri i të papunësuarve në këtë tremujor arrin 159.623, ndërsa numri i të punësuarve është 793.416. Popullata aktive në vend numëron 953.039. Shkalla e aktivitetit në tremujorin e dytë arrin 56,5 për qind.
Të dhënat e publikuara tregojnë në rritje të shkallës së papunësisë në krahasim me tremujorin e parë kur arrinte 16,2 për qind.
Në krahasim me fundin e vitit 2019 dhe me tremujorin e dytë të vitit 2019 ka zvogëlim, kur janë regjistruar 17,3 dhe 17,5 për qind.
Advertisement
The post Maqedoni: Në tremujorin e dytë shkalla e papunësisë 16.7 për qind appeared first on Telegrafi.