Maqedoni, në punë kthehen vetëm prindërit që kanë fëmijët në shkollë, dhe jo ata që kanë fëmijët në çerdhe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maqedoni, në punë kthehen vetëm prindërit që kanë fëmijët në shkollë, dhe jo ata që kanë fëmijët në çerdhe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se në punë do të kthehen prindërit të cilët i kanë fëmijët në shkollë.

Kjo do të thotë se do të kthehen prindërit të cilët fëmijët i kanë në shkollë fillore, por jo edhe prindërit të cilët i kanë fëmijët në çerdhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bëhet fjalë për prindërit, fëmijët e të cilëve janë të moshës shkollore për shkak se tani shkollat nuk punojnë. Mbetet në fuqi vendimi për prindërit, fëmijët e të cilëve shkojnë në çerdhe që për momentin këto kopshte nuk funksionojnë”, tha Filipçe.

Lexo po ashtu:

Me vendim të Qeverisë, një pjesë e qytetarëve që u liruan nga puna duhet të kthehen në vendet e tyre

Advertisement

Ndryshe, Qeveria e ka pranuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive me çka prindërit me fëmijë deri në moshën 10 vjeçare, në këtë periudhë të kthehen në punë./Telegrafi/

The post Maqedoni, në punë kthehen vetëm prindërit që kanë fëmijët në shkollë, dhe jo ata që kanë fëmijët në çerdhe appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy