Maqedoni: Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fushata zgjedhore mbyllet sonte. Partitë brenda disa orëve duhet të mbyllin të gjithë aktivitetet promovuese për rrethin e dytë zgjedhor. Heshtja do të zgjasë nga mesnata deri të dielën në ora 19.

Të dielën në rrethin e dytë do të votohet në 43 komuna dhe në Qytetin e Shkupit kurse rivotim për kryetar komune do të ketë në një vendvotim në Dibër dhe për këshillin komunal në një vendvotim në Shuto Orizare. Të drejtë vote të dielën kanë 1 milion e 353 990 votues në 2481 vendvotime, kjo pasi Gjykata Administrative, në bazë të ankesave nga partitë politike, kishte prishur votimin në këto dy vendvotime.

Të shtunën votojnë të sëmurët, të pafuqishmit, të burgosurit dhe personat me vendim për izolim.

Në rrethin e parë zgjedhor, kandidatët e OBRM-PDUKM-së për kryetarë fituan në 22 komuna, të LSDM-së në 9 dhe të BDI-së në 3 komuna.

Advertisement

Për dy komuna procedura duhet të përsëritet. KSHZ-ja do ta informojë Qeverinë se në komunën Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë nuk është përmbushur census ligjor i cili parashikon dalje në votime prej të paktën 1/3 së votuesve që janë në listë. Kuvendi do të duhet të shpallë zgjedhje të reja për kryetar në këto dy komuna. Më 17 tetor në Mavrovë-Rostushë votuan vetëm 32% kurse në Qendër Zhupë vetëm 25% e numrit të përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote.

Këto janë zgjedhjet e para me aparate për identifikimin e votuesve me shenjat e gishtave. Gjatë rrethit të parë janë evidentuar disa pengesa të cilat shkaktuan zgjatjen e orarit të votimit në disa vendvotime.

The post Maqedoni: Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy