13 ankesa në lidhje me procesin zgjedhor janë dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
LSDM ka dorëzuar katër ankesa, OBRM-PDUKM tre, ndërsa koalicioni ASH-AAA kanë dorëzuar gjashtë ankesa, përcjell Telegrafi Maqedoni.
OBRM-PDUKM gjithashtu ka dorëzuar dy ankesa që kanë të bëjnë me shkeljen e heshtjes zgjedhore.
KSHZ për këto ankesa do të caktojë seancë, në të cilën do t’i shqyrtojë dhe do të sjellë vendim për të njëjtat./Telegrafi/
Advertisement
The post Maqedoni: Në KSHZ janë dorëzuar 13 ankesa për zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.