Ushtruesi i detyrës drejtor i Inspektoratit për Mjedis Jetësor, Sreten Stojkovski sot informoi se pasi ka ardhur në funksion, janë dhënë vendime për ndalesën e pranimit dhe trajtimit të 26 llojeve të mbeturinave të rrezikshme në NP “Drislla”, për shkak të mosposedimit të impianteve përkatëse.
“Në këtë periudhë i janë shqiptuar vendime NP për deponimin e mbeturinave komunale “Drislla” për ndalesën për të bërë pranimin dhe trajtimin e 26 shifrave, gjegjësisht të llojeve të mbeturinave të rrezikshme, në mesin e të cilave mbeturina prej pesticideve, acideve, mbeturina të rrezikshme që përmbajnë merkur, nga leja e integruar A e dhënë më 19.02.2021, për shkak të mosposedimit të impiantit për trajtimin ose përpunimin e mbeturinave të dhëna”, theksoi Stojkovski.
Ai shtoi se nga subjekti juridik NP “Drislla” është kërkuar të veprojë në pajtim me nenin 116 të Ligjit për Mjedis Jetësor dhe të shtrojë kërkesë në organin juridik, Drejtorinë e Mjedisit Jetësor në kuadër të MMJPH, për ndryshimin e lejes së integruar ekologjike dhe t’i shkëpusë të gjitha marrëveshjet e dakorduara për marrjen dhe trajtimin e këtyre llojeve të mbeturinave të rrezikshme.
“Është simptomatike se si drejtoresha e mëparshme për pesë muaj nga dhënia e lejes nuk ka reaguar para se të shkarkohet edhe pse ka marrë pjesë në ekspertizën inspektuese dhe e ka ditur se “Drislla” nuk ka impiante për trajtimin dhe përpunimin e këtyre mbeturinave të rrezikshm”e, tha u.d. drejtor i MMJPH-së.
Ai elaboroi se “Drisllës” i është dhënë vendim me të cilin obligohet në afatin e paraparë të shtrojë kërkesë në Drejtorinë e Mjedisit Jetësor për ta ndryshuar Lejen e integruar A dhe në këtë periudhë t’i shkëpusë këto marrëveshje dhe të mos guxojë të pranojë mbeturina të rrezikshme nga llojet e dhëna të mbeturinave.
“Meqë “Drislla” nuk ka impiant për trajtim nuk e kam të qartë si e kam të qartë se si është dhënë leja, pse është dhënë dhe pse është bërë shqyrtim inspektues dhe është konstatuar se nuk ka vërejtje lidhur me instalimin. Pesë muaj para ardhjes time, NP “Drislla” ka funksionuar me këtë leje dhe nuk është vepruar në pajtim me ligjin, ka qenë e nevojshme drejtoresha ta marrë lejen”, theksoi Stojkovski.
Ai shtoi se “Drislla” nuk është ndëshkuar me para dhe se është dhënë të harmonizohet. Leja, siç shtoi është dhënë më 19 shkurt 2021 ndërsa kërkesa është shtruar në nëntor 2020.
“Ne me vendim ia kemi ndaluar “Drisllës” të pranojë mbeturina të tilla dhe u kemi dhënë afat të shtrojnë kërkesë në MMJPH. Gjithashtu edhe Ministria është njoftuar me informacion për vendimin tonë, kështu që “Drislla” më nuk mund të pranojë mbeturina të tilla të rrezikshme. Afati është 90 ditë. Për momentin “Drislla” ka leje të integruar A me ç’rast i ka 36 shifra të mbeturinave të rrezikshme të cilat janë dhënë në leje, ndërsa askund nuk ka shpjegim për ekologjinë, instalimet dhe mënyrën e përpunimit dhe deponimit të mbeturinave të tilla që është simptomatike dhe nuk e di se si është dhënë një leje e tillë për një lloj të tillë të mbeturinave”, theksoi Stojkovski.
Drejtori theksoi se janë duke punuar në atë drejtim për të ardhur drejt njohurive konkrete se çfarë mbeturinash të rrezikshme janë hedhur në “Drislla”.
Ai informoi se “Drislla” grumbullon mbeturina komunale, mjekësore dhe ka mundësi për grumbullimin e mbetjeve ndërtimore me azbest.
Sipas Stojkovskit, në dy muajt e kaluar, që kur është në funksion janë bërë gjithsej 327 mbikëqyrje, prej të cilave 164 të rregullta, 73 kontrolluese dhe 90 mbikëqyrje jo të rregullta.
The post Maqedoni: Në deponinë “Drislla” janë djegur mbeturina të rrezikshme edhe pse nuk ka instalim përkatës appeared first on Telegrafi.