Më shumë se 3000 njerëz kanë aplikuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme vitin e kaluar dhe të paktën 1.000 këtë vit për të ndryshuar emrat e tyre personal.

Shifrat e autoriteteve tregojnë se gjatë vitit 2019, janë paraqitur gjithsej 3,706 kërkesa për ndryshim të emrit personal, ndërsa në 2020 deri më 3 korrik, janë paraqitur gjithsej 1.157 kërkesa. Si pjesë e emrit personal, qytetarët mund të ndryshojnë mbiemrin dhe kjo ndodh shumë më shpesh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Emri personal (emri dhe mbiemri) është e drejtë e qytetarit. Ata kanë të drejtë ta ndryshojnë emrin personal, gjegjësisht vetëm emrin ose mbiemrin. Arsyet më të zakonshme për ndryshimin e emrit personal (zakonisht mbiemrit) janë ndryshimi i mbiemrit bazuar në kontratën e martesës, ndryshimi i mbiemrit bazuar në divorcin dhe arsyet e tjera personale”, thonë nga MPB.

Qytetarët janë dëshmitarë të shembujve të shumtë ku bashkëqytetarët vendosin të ndryshojnë emrin e tyre personal sepse nuk u pëlqen, ndërsa shumë prej tyre ndryshuan emrin duke shkuar për të jetuar jashtë vendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, sipas Ligjit për emrin personal, nuk do të miratohet ndryshimi i emrit personal, gjegjësisht vetëm emri dhe mbiemri i një personi kundër të cilit po ka procedura penale për një vepër penale sipas detyrës zyrtare ose të një personi të dënuar për një krim të tillë, deri sa të jetë vuajtur dënimi ose të kenë zgjatur pasojat juridike të dënimit.

E njëjta vlen edhe për një person për të cilin do të përcaktohet se kërkesa është paraqitur me qëllim të shmangies së detyrimeve të përcaktuara me ligj./Telegrafi/

The post Maqedoni: Ndryshimi i emrit personal, afër katër mijë kërkesa gjatë vitit të kaluar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";