
Për shkak të komplikimeve nga koronavirusi, sot ka ndërruar jetë ministri i parë i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Marjan Dodevski. Lajmin e ka bërë të ditur Ivanka Vasilevska e OBRM-PDUKM-së, në profilin e saj në Facebook.
“Me keqardhje ju njoftojmë se sonte në Klinikën Shtetërore na la Marjan Dodevski. Ai ishte shumë i përkushtuar për Maqedoninë, ministër i parë i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga radhët e OBRM-PDUKM-së. Në karrierën e tij ai kreu funksione të shumta partiake e shtetërore, por mbi të gjitha ishte babai i vajzës tonë Marija Dodevska”, ka shkruar Ivanka Vasilevska.
Dodevski ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga viti 2006 deri në vitin 2008 si dhe këshilltar në Këshillin e Qytetit të Shkupit.
The post Maqedoni: Ndërroi jetë ministri i parë i Mjedisit Jetësor, Marjan Dodevski appeared first on Telegrafi.