Maqedoni: Ndërpritet shitja e aksioneve të SHA “Sllavia” për shkak të kërkesës për masë të përkohshme të dorëzuar në gjykatë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përkohësisht është ndërprerë shitja e SHA “Sllavija” për shkak të kërkesës për masë të përkohshme të dorëzuar në Gjykatë, e cila ka vepruar sipas detyrës zyrtare me kërkesë të ish-pronarit të aksioneve të kësaj shoqërie aksionare. Kirill Koçevski, kumtoi sot Sektori për marrëdhënie me publikun i Qeverisë, duke reaguar ndaj pohimeve të OBRM-PDUKM-së të cilat theksohen se janë “krejt të pasakta dhe manipulative”, që kushtimisht Agjencia për menaxhim me pasurit e konfiskuara ka hequr dorë nga shitja e aksioneve të SHA “Sllavia”.

“Kërkesë e tillë është paraqitur në Depozitarin Qendror të letrave me vlerë dhe në Komisionin për letra me vlerë. Kundër personit Kirill Koçevski është sjell aktgjykim për konfiskimin e aksioneve të SHA “Sllavia” për shkak të kryerjes së veprës penale. Ish-pronari ka të drejtë ligjore të kërkojë masë të përkohshme nga Gjykata”, thuhet në kumtesë.

Nga shërbimi për shtyp i Qeverisë theksojnë se Bordi drejtues i Agjencisë, në bazë të propozimit të dorëzuar për inicimin e procedurës për masë të përkohshme të pranuar në Gjykatë dhe në përputhje me praktikën e deritanishme, ka vendosur që përkohësisht të pezullohet procedura e shitjes.

“Kjo do të thotë se shitja nuk mund të realizohet derisa të zgjasë masa e përkohshme, por nuk do të thotë se Agjencia ka hequr dorë nga shitja e aksioneve”, thuhet në kumtesë të Qeverisë.

Advertisement

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski sot në një konferencë për shtyp ka pohuar se “pushteti dhe LSDM-ja kanë hequr dorë nga shitja e SHA “Sllavia”, duke e pranuar fajin”.

Paraprakisht, në një kumtesë, OBRM-PDUKM ka thënë se pushteti e ka ndaluar shitjen e “Sllavisë”.

The post Maqedoni: Ndërpritet shitja e aksioneve të SHA “Sllavia” për shkak të kërkesës për masë të përkohshme të dorëzuar në gjykatë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy