Ndërmarrjet komunale publike në Maqedoninë e Veriut kanë shumë probleme në aspektin e financimit, por edhe me mospagesën e kontributeve për sigurim shëndetësor dhe pensional të punonjësve. Problemet janë prezantuar këto ditë edhe në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut gjatë debatit për draft -propozimet ligjore që kanë të bëjnë me Ligjin për nëpunësit administrativ, Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjin për formimin profesional dhe trajnimin e nëpunësve administrativ. Situata në ndërmarrjet komunale publike është e rëndë dhe patjetër duhet një përkrahje nga institucionet qendrore dhe lokale. Në debat, në Parlament janë paraqitur propozimet e ndërmarrjeve dhe me shkrim do ti paraqiten si të tilla edhe komisionit ligjor.

Këtë mes tjerësh e deklaroi për gazetën KOHA zëvendëskryetari i Asociacionit të Ndërmarrjeve Komunale Publike – ADKOM në Maqedoninë e Veriut, Burim Kaba, i cili është drejtor i ndërmarrjes komunale “Standardi” në Dibër. Ai thotë se situata është shumë e rëndë, prandaj paraqiten edhe probleme në funksionimin e ndërmarrjeve publike komunale në të gjithë qytetet e vendit.

“Borxhet janë të mëdha dhe investimet janë minimale. Pikërisht një situatë e këtillë drejtpërdrejt ndikon në punën e përditshme. Nevojiten projekte me të cilët do të përmirësohet situata në ndërmarrje komunale publike, sepse duhet të intervenohet në rrjetet e vjetra të ujësjellësve, të sigurohen kontejnerë të ri dhe pajisje të tjera të nevojshme në punën e përditshme në mirëmbajtjen e higjienës publike. Situata është jo e volitshme edhe pse në ndërmarrjet publike komunale në Maqedoninë e Veriut, angazhimi i punëtorëve dhe drejtorive për punë është maksimal”, tregon zëvendëskryetari i ADKOM-it, Burim Kaba. Pothuajse problemet janë të njëjta në të gjithë qytetet, prandaj edhe përkrahja e pushteteve vendore duhet të jetë më e madhe, potencon Kaba.

“Ne si udhëheqësi e ndërmarrjeve komunale në vendin tone mendojmë se komunat të cilët janë edhe themelues të ndërmarrjeve, duhet të ndajnë mjete edhe për ndërmarrjet komunale. Qeveria e Maqedonisë së Veriut, kishte një përkrahje financiare për komunat. Asociacioni vlerëson se në të ardhmen nga mjetet që dot pranojnë komunat, duhet të ndahen edhe mjete për ndërmarrjet komunale. Qeveria ndoshta nuk ka mundësi ligjore që të ndan mjete për ndërmarrjet komunale, por atë mund ta bëjë komuna”, shton Kaba. Debatet rreth disa ligjeve, normalisht janë të mirëseardhura për ndërmarrjet tona, me që rregullohen sfera të cilët deri tani nuk kanë qenë të rregulluara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë bisedës, ai dha edhe disa sqarime rreth situatës në ndërmarrjen komunale publike “Standardi” në Dibër. Kaba, i cili është edhe drejtor i kësaj ndërmarrje, por jep kontribut edhe në Asociacionin e ndërmarrjeve në Maqedoni, thotë se ndërmarrja komunale në Dibër ka mbi 2 milionë euro borxhe. Borxhet janë nga mospagesa e rregullt e kontributeve për sigurim shëndetësor dhe pensional dhe borxhe që janë ndaj disa ndërmarrjeve tjera. “Rrugëzgjidhje patjetër duhet të ketë. Ne do të jemi gjithmonë në përkrahje të punonjësve të ndërmarrjeve publike, në të gjithë Maqedoninë e Veriut”, thotë zëvendëskryetari i Asociacionit të ndërmarrjeve komunale publike, Burim Kaba. (koha.mk)

The post Maqedoni, ndërmarrjet “të mbytura” në borxhe appeared first on Telegrafi.