Ministria e Shëndetësisë informon se në korrik, 66 mjekë kaluan provimin profesional dhe morën licencë nga Oda e Mjekëve për të punuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministria e Shëndetësisë kontaktoi të gjithë 66 mjekët e licencuar rishtazi, ndërsa më shumë se gjysma e tyre shprehën dëshirën për të punuar me pacientë të infektuar me COVID-19.
“Në kushtet kur ne po përballemi me krizën më të madhe botërore të shëndetit, ne kemi edhe 66 mjekë të tjerë, forca të reja në sistemin tonë shëndetësor.
Sipas ndryshimit që kemi bërë në Ligjin për Kujdesin Shëndetësor nga janari i vitit të kaluar, çdo mjek i diplomuar që ka marrë licencë duhet të bëjë një praktikë gjashtëmujore, e cila për herë të parë paguhet 30.000 denarë në muaj. Mjekët e rinj janë e ardhmja e shëndetit tonë dhe ne vazhdojmë të investojmë në to, në edukimin dhe ekspertizën e tyre të azhurnuar”, tha Ministri Filipçe./Telegrafi/
The post Maqedoni, mjekët e rinj që morën licenca do të punojnë me pacientë të infektuar me COVID-19 appeared first on Telegrafi.