Mishi dhe prodhimet e mishit mund të shtrenjtohen deri në 40% pas Pashkëve. Industria e mishit ka kërcënuar të rrisë çmimet nëse Qeveria nuk lejon rritje të importit për mishin e ngrirë.

Nga industria e mishit kërkojnë që të kthehet masa për shpenzime doganore për importin e mishit të derrit të ngrirë, i dedikuar për përpunim.

“Nuk është vendim i ri, por kërkesë për ta vazhduar vendimin e marrë, duke kërkuar që të përmirësohen sasitë e reduktuara nga masa e parë. Kështu që kërkesa nuk është e re për, por kërkesë për vendim të marrë për sasitë e reduktuara”, deklaroi Goce Trajçev.

Nga Industria e mishit thonë se rritja e çmimeve është trend global, edhe atyre iu kanë rritur shpenzimet, megjithëse pohojnë se deri më tani nuk kanë bërë korrigjime në çmimet e mishit të freskët dhe prodhimeve e mishit të tymosur. Nga ky grup thonë se për të shmangur pasiguri të tilla, kërkesat e tyre duhet të shndërrohen në zgjidhje ligjore e cila do të vendos rregull në këtë veprimtari.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disa anëtarë të industrisë së mishit tashmë po shesin produktet e tyre me çmime të reja, më të larta.

 

 

The post Maqedoni: Mishi dhe prodhimet e mishit mund të shtrenjtohen deri në 40% appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";