Programi për subvencione kapitale për zhvillim të rajoneve planore në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rajonal për vitin 2022, me të cilin parashikohet përmirësim i infrastrukturës rurale dhe qasjen në sipërfaqe bujqësore është miratuar në seancën e sotme të Qeverisë.
Pres-shërbimi qeveritar sonte kumtoi se shfrytëzuesit e mjeteve të këtij programi janë qendrat për zhvillim të rajoneve planore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të regjistruara konfrom Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal. Projektet e zgjedhura është parashikuar të realizohen në afat prej njëzet muajve nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes për financim.
Shfrytëzuesit do të duhet të parashtrojnë raport financiar dhe narrativ më së voni 15 ditë pas afatit përfundimtar për implementim.
The post Maqedoni, miratohet programi për subvencione kapitale në mjedise rurale appeared first on Telegrafi.