Qeveria në seancën e 71-të miratoi Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për komunikime elektronike në pjesën e financimit të Agjencisë Operative-Teknike (AOT), gjatë situatës së jashtëzakonshme, me qëllim që të sigurohet vazhdimësi në punën e Agjencisë gjatë vitit 2020.

Nga Qeveria thonë se dekreti ka të bëjë me kryerjen papengesë të veprimtarisë të Agjencisë Teknike-Operative si dhe zbatimin e kompetencave të Agjencisë për komunikime elektronike të konfirmuara me ligj.

Agjencia Teknike-Operative është përgjegjëse për ndjekjen e komunikimeve, si i vetmi organ legjitim për këtë çështje./Telegrafi/

The post Maqedoni: Miratohet dekreti për financimin e ATO-së gjatë situatës së jashtëzakonshme appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";