Qeveria dhe përfaqësuesit e shoqatave të pensionistëve dhe Partia e pensionistëve kanë arritur marrëveshje për ndryshimin e metodologjisë për harmonizimin dhe rritjen e pensioneve dhe për ndihmë financiare shtesë për pensionistët nga 1000 denarë për muajt prill, maj dhe qershor.
“Sot ramë dakord që ta pranojmë propozimin e pensionistëve për vendosje të një metodologjie të re për rritjen e pensioneve bazuar në të ashtuquajturën formulë zvicerane, gjegjësisht pjesëmarrje të 50 për qind të rritjes së shpenzimeve të jetesës dhe 50 për qind pjesëmarrje të rritjes së pagës minimale”, tha pas përfundimit të takimit, kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Me këtë, shtoi ai, do të krijohet një model që do të mundësojë harmonizimin dhe rritjen e pensioneve, që nuk do të varen nga vullneti politik i asnjë qeverie.
Mbështetja financiare për pensionistët, sqaroi Kovaçevski, sigurohet për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar edhe nga pandemia e COVID, por edhe nga konflikti ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.
Takimi i parë për përcaktimin e metodologjisë së re u mbajt në shkurt.
The post Maqedoni: Metodologji e re për rritjen e pensioneve dhe mbështetje financiare për pensionistët appeared first on Telegrafi.