Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) informon se në shkollat e mesme publike ku janë paraqitur numër i madh i nxënësve me numër të njëjtë të pikëve nga numri i parashikuar i vendeve të nxënësve në konkursin për regjistrim të nxënësve në shkollë të mesme për vitin
shkollor 2020/2021, do të organizojnë testim kualifikues më 22 qershor i cili fillon në ora 10:00.

“Nxënësit që janë paraqitur për arsim të mesëm (në të gjitha drejtimet) do të testohen në lëndën mësimore: matematikë, gjuhë maqedonase, gjuhë shqipe, gjuhë turke, gjuhë serbe, varësisht në të se në cilën gjuhë e kanë ndjekur mësimin në shkollën fillore”, thonë nga MASH.

Ndërsa, për nxënësit të cilët janë paraqitur në drejtimin e shëndetësisë (në të gjitha profilet arsimore) do të organizohet testim të njohurive në lëndët mësimore: biologji dhe kimi, gjithashtu në gjuhën që e ka ndjekur mësimin në shkollën fillore.

Nga Ministria e Arsimit thonë se lista e rezultateve përfundimtare do të shpallet më 22 qershor 2020./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedoni: Më 22 qershor do të ketë testim kualifikues për regjistrim në shkollat e mesme appeared first on Telegrafi.